Mos i përbuzni nënat-Vilson Mersinllari


Mos i përbuzni nënat

——————-

Mos i përbuzni Nënat,o fëmijë tekanjozë

mos jua nxini jetën,mos jua bëni blozë

mos i dhunoni këto kurrë, në jetë o fëmijë

mos harroni juve,se ju kanë ushqyer me -Gji-.

Mos harrojë as një çast, asnjëri prej jush

që në këtë botë nënë,nuk të bëhet askush

me plot gojën t’ju thoni nëna,dhe jo-Ish-

sepse ju kanë rritur kur ishit,dy kile Mish.

Mos i përbuzni nënat, ju mos i torturoni

ti zboni rrugëve, nëpër zzile ju ti çoni

sot në këtë kohë,sytë çfarë s’na kanë parë

është për tu ardhur keq, është për të qarë.

Ti kini parasysh këto vargje,t’i kini këto fjalë

këto fjalë në vargje,që po shkruaj sot unë

që të gjithë juve,vajzë apo qofsh dhe djalë

kujtoni ato netë,që kanë gdhirë ato pa gjumë.

Mos i përbuzni nënat, ju kanë rritur me mundime

se do vijë një ditë,dhe të dëshpëruar do të jeni

sepse emëri Nënë,të ngjall me qindra kujtime

dhe do pendoji  shumë, kur pranë të mos i keni.