Mos jeto duke numëruar vitet-Nexhat Nallbati 


Nuk më ka shkuar mendja ndonjëherë,

Të numuroj vitet në këtë jetë,

Kam dëgjuar të thonë: Jeta është llotari,

Këtë s’e kam kuptuar mirë deri tani.

Jetën time s’e kam llogaritur me vite,

Por me punën,shëndetin dhe gjëndjen fizike,

Vdekjen në ëndër, s’e kam parë kurrë,

Jo nga frika,por me të s’kam patur punë.

Ajo tek unë njëherë patjetër do të vijë,

Kur mëndja dhe trupi të më jenë mpirë,

Vetëm atëhere atë unë dot nuk e përze,

Por as nuk i them tek unë pse erdhe !!

Me vdekjen s’kam lidhur kontratë kurrë,

Asaj s’i kërkoj mëshirë kurdo që të vijë,

Do të luftoj edhe sikur të hiqem zvarrë,

Por atë nuk do e pres vetëm duke qarë.

Para se shpirtin unë të jap,

Diçka me vete do të flas,

Do them se s’jam bërë pishman,

Kam sfiduar kohën,në rrjedhën e saj.

Koha ndryshoi dhe njeriu me të bashkë,

Unë u përshtata,por jo duke u qarë,

Askujt s’ju servilosa,as s’u përula kurrë,

Gjithçka e kam fituar me djersë dhe punë.

Kam dëgjuar e ç’nuk kam dëgjuar,

Dikush më ka sharë,shumica më ka lëvduar,

Punën time gjithmonë kam parë,

Askujt s’i kam rënë kurrë në qafë.

Thonë që jeta është shumë e bukur,

Ajo s’jetohet vetëm për t’u dukur,

Bukurinë e saj,njeriu vetë e ka në dorë,

Kur e ndërton dhe jeton ashtu si të dojë,

Ajo nuk pranon boshllëk dhe zbrazëti,

Por guxim,kurajo,vullnet e gjallëri.

Mund të jetosh njëqind vjet,

Dhe atë fare të mos e ndjesh,

Mund të jetosh dhe vite më pak,

Por jeta të duket shumë e gjat.

Në jetë kam bërë miq e shokë shumë,

Për këtë kënaqem, krenar ndjehem unë,

Qëllimi im sa më pak kundërshtarë ,

Nga kjo jetë me vete asgjë s’kemi për të marë.