MOS KE FRIKË KUR KE BESIM
Është një kërkesë që nuk është e thjeshtë
Dashuria nuk do shkëmbime andrrash
Është ajo që e tërheq besnikëria
Fjala qëndrimi harmoni hare .
Ndaj njëri tjetrin janë
Si dy zogj të malit të dashuruar
Qëndisur jeta zgjohet buzëqeshja
Grindjet xhelozia në mes dashurisë.
S’ka vend në shpirtin e butë të njerëzisë
Kur ke paqe ajo ta bën
Jetën të shëndetshme
Të jep puthje të ambël e të fal lumturi.
Mbi të gjitha kjo është kurora e artë
Që quhet me emrin Dashuri
Jetës i hap një dritare ku hyn rrezja e hënës
E arta lumturi mbrenda nesh.
Simbolizon atë që jemi në të vë
T’i ndriçohet jetën tënde dhe
Kush do që është pranë
Mos ke frikë kur ke besim.
Se do të shkëlqejë si kristali
As qielli as yjet as deti dhe pamundësia
Nuk është me e shenjtë sa lumturia
Dashuria është si zogu që fluturon e fluturon.
I lirë që nuk ka kufi as nuk ka pengesa
Dashuria e jetës ndjen dy zemra
Bashkimin e mbushur si me lule kopshti.

Autori Dashnor Gërmizaj
Nga libri “TË KAM NË ZEMËR NANA IME “