Mos kujto!Besnik Memelli


MOS KUJTO !!!

Mos kujto, se unë heshta,

S’kam, për t’a kapërcyer,

Më dhëmb, deri në heshta,

Dilema, më ka mbërthyer.

Jo ! Nuk mundem t’a gëlltis,

Se fajin, nuk t’a pata unë,

Në errësirën,e mëndjes shëtis,

Tani vetes, i ke hapur punë.

Pres të vish, të kërkosh falje,

Bile, je dhe shumë i vonuar,

Mos kalo, në kohë zgjatje,

Më shtrenjt ke, për t’a paguar.

Besnik Memelli