Mos lejo !Laureta Malaj


Ka stuhi që i sjell jeta,

dhe me to nuk mbrohesh dot.

Ku të shtyjnë të hedhin tutje,

ndonjëherë, stuhi e fortë.

Gjithë lumenjtë që janë bashkuar,

jo nuk kanë një pastërti.

Ndonjëherë edhe mundohesh,

mos të bëhesh pjesë e tij.

Këta shira të rrëmbyeshëm,

që krijojnë rrugë pa të pyetur.

Mos vallë kaq shpejt e harruan,

se ka jetë, s’jemi të vdekur!

Rrojmë akoma, kërkojmë shpresë,

dhe çdo ditë, jo s’e harrojmë.

Kemi lindur për k’të jetë,

mos lejo që të mashtrojnë!