MOS LEJONI TË THAHEN PRROJET!


Daut Maliqi

MOS LEJONI TË THAHEN PRROJET!

Pushtetar ndalne EMIGRIMIN!

Po thahen prrojet,
Lumejtë po shterrën,
Në krojet e dikurshem
Nuk pikon më uji!

Odat e bujarisë e krenarisë,
Dhëmbi i kohës, për habi,
Shumë shpejtë i rrenoi.

Burra të mençur dhe
Gra fisnike si dikur,
Rrallë mund të gjeshë.

Fushat, malet dhe lumejtë,
Po shkatrrohen nga dora e njeriut,
Arat bukanike therrat,
I kanë mbuluar…

Fshatrat e Gollakut,
Kanë mbet të boshatisura,
Blegerimi i deleve dhe
Këngët baritore nuk degjohen.

Shumë njerëz ankohen
Për kafshatë goje…
Derisa tokat mbesin djerrinë
E të rrallë janë ata që ruajnë bagetinë!

U harruan traditat tona,
Iku edhe miqësia..
Rrënjët i ka lëshuar thellë,
Krimi, korrupsioni e hajnia.

Tani vlen vetëm paraj e interësi,
Nuk vlen më ndërshmeria,
Dija e sinqeriteti dhe
As dashuria njerëzore.

Po lulëzojnë gënjeshtrat,
Shantazhët e gjitha të ligat.
Vashat sorkadhe e djemtë dai,
Duke mos par përspektivë,
Për jetë më të mirë mjerishtë
Po emigrojnë në përendim.

Kjo është vertet t’merrë,
Sepse Kosova po zbrazët
Dhe do të vije dita që të
Mbetet vetëm më pleq e hajna.

Mjerim
Rinia jonë dikur më vitale
E ditur dhe shumë e shëndosh,
Ka fillua( një pjes) të mirrën
Më punë të pista dhe të helmohen më drogë.

Pushtetar, krijoni vende pune
Për brezin e rinjë dhe
Ndalne migrimin sa nuk bëhet vonë

Mos lejoni të thahen prrockat
Dhe të shterrën lumejt
Në trojet tona të bukura!

Daut Maliqi, autor
26 shtator 2022
Kamenicë (Kosovë)

About Post Author