Mos lejoni varrosjen e kombit-Ildije Xhemali


MOS LEJONI VARROSJEN E KOMBIT

Ballkanit, në troje tona

ku shqiptarët jetonin

gjenden shtëpi gërmadha

Nuk duan të rrëzohen.

Të zotët janë përzënë

Dhe ujqit u strehuan.

Duke vrarë e prerë

etnin’ e tyre rrënjuan.

Një nga këto shtëpi

Është edhe e tim eti

Dhimbja u ripërtri

Dhe pse, stoike mbeti.

Por thika në zemër

U ngul, më theri

Se shtëpia e Konicës

Po rënohet, s’do të bjeri.

Të Beut mëndjedritur

Dhe Beut sqimatar

Kush tjetër si Ai foli

Nderuar në botën mbar’?

T’u tregoj shqiptarëve

“Rrënjë t’ hedhësh n’ histori

Syhapur, gjumin flakur

Largo tradhëti, pabesi.”

Shtëpi- kështjellë

Kështjellë-mendimi

Piketë e argjend’të

E ndritur drejtimi.

Por stërnipat e tij

Si nderojnë korifejt

Tkurret, paket Atdheu

Harresa mbulon Diejt.

Me dhimbje kur shoh

RRËNIMIN e kujtesës KOMBËTARE.

Nga përmbledhja:” Më thërrasin gurët “