Mos luaj me mua:Gezim Bega


Mos luaj me mua

Ai refren që më del vetiu,
ashtu si zhurmë ujëvare,
Vallë s’je aty,ke ikur gjetiu,
telefonin s’po e ndjen fare.

Ku i le kopshtet me aromë,
ato poezi të shkruara bukur,
dashuria shumë më mundon,
Jeta skëterrë më është dukur.

Dola natën vonë të kërkoja,
ti në dritare rrije e vështroje,
Diçka kisha doja që të takoja,
si e habitur mua më shikoje.

Mos luaj kështu ti me mua,
Pse bëhesh vajzë tradhëtare,
kam kohë që pres se të dua,
Por ti më paske harruar fare.

About Post Author