Mos mè cek nè emèr!Miranda Troci Derti!


Mos mè cek nè emèr!!

Mos ma cek kurrè emrin e xhamadanin.
Se jam Troci legjendar..
Në shtatë krajli kam lēshu zanin..
Në shtatë nahije vetè jam i parē..

Mos më cek në fjalë as në emēr..
Se tè pret shpata flakë e kuqe..
Jam taban në besè e sedēr..
S.jam shpellar me njollë e huqe..

Me emrin tim ska kurrë mahi..
Se të fluturon shpata mbi kry..
Sia din hujin as sia din renin…
Në lule të ballit të shkref mamzerin..

Dy gisht fytyrë e për një emēr..
Fjalè e besè e bukë me zemër..
Xhamadanin kam qëndisè nè gjak të trimënisè..
Jam gradue naltmadhni prej mbretnisë

Si jam trembè cubave të stambollit..
Jo ma tufès sorrave e tè morrit..
Kush mundon me mba tradhëti..
Me gjak tē trupit shpinën ia lyjë..

Jam Troc i emërit vjetēr..
Rri nè vend e nè hakun tim..
Kush më cek nè fjalè e nè sedēr..
I jap plumbin si shpërblim..

Ska bir shkine me mè fjalue..
Gojë e kambè ia kam shkurtue ..
Se jam Troc për krye odash..
S.jam zagar qè rend mas zorrash…

Shko e kullot në livadh ku gjen..
Nè pazare tuja mu kurrë sèm shtin..
Cub laknash ki hup rrugën e renë..
As ku ve këmbët as vetë se din.

Miranda Troci Derti!!