Mos më kërko-Zymer H. Haliti


Mos më kërko te ajo derë

që e mbylle me dorë vet…!

mos më kërko në pranverë

ku blerimi është djegur krejt.

Mos më kërko asaj rruge kot

kur ti vet më ndalove me lot…

mos më kërko të të falë unë ty

dikur dhe unë …fshija lot në sy.

Mos më kërko të takohemi kurrë !

ato rrugë janë mbyllur,s’ka shpresë

ishte si ishte …dashuria jonë dikur

atë e harrove duke shkelë një besë!

Mos eja as nesër kur s’do jem gjallë

t’vajtosh te varri se m’deshte shumë

se për ty isha dikur më i miri djalë…!

do thuash, por atëherê s’dëgjoj unë !