Mos më le në dhe të huaj!Bilbil Murataj


Mos më le në dhe të huaj!

Në më do me të vërtetë,

Ashtu siç të dua unë,

Bëhu zgalem e shko mbi retë,

Mos pyet për shi e furtunë

@

Në më do, siç të dua,

Kalo dete e oqeanë,

Djalë, mendo dhe për mua,

Për ty zemra po më qan

@

Në më do, siç më ke thënë,

Kalo mbi malet e lartë,

Shikoje rrugën nga erdhe,

Që një ditë të kthehesh prapë

@

Të më marrësh edhe mua,

Si shqiponja gjahun merr,

Kthehu prapë në strehën tënde,

Në atë vend ku ke lerë

@

Dhe pse jam në emigrim

Dhe kam ngritur fole tjetër,

Të lutem që të më marrësh,

Të më çosh te fole e vjetër

@

S’ka fole në emigrim,

Kush e thotë veten gënjen,

S’na duhet dheu i huaj,

Të harrojmë mëmëdhenë

@

Nuk ka si fole e vjetër,

Kur e ke në mëmëdhe

Dhe shqiponja çan hapësirën

E prapë kthehet në fole.

@ Copyright 2023

Të gjitha të drejtat – autori

About Post Author