Mos më lër të pres-Suzana Rama


…………………Motiv popullor…………..

Në kroin që kemi pranë,

nën hije të rrapit plak,

të kam pritur shumë gjatë,

teksa zëmra digjej flakë.

Eja thëllënxa e malit,

manushaqja e shullërit,

luleverdha çelur zallit,

eja sa ta dëgjoj zërin.

Të të shoh llërë e gushë,

baluket rënë mbi ballë,

të të puth faqe dhe buzë,

që për ty të shuaj mallë.

Lule verdha trëndelinë,

që më prishe qetësinë,

eja të dy bashkë të rrimë,

të flasim për dashurinë.

Me ty pranë dielli nuk djeg,

suferina në qiell që ndal,

buzqeshja që shpirtin çel,

ti je pranvera me fllad.

Mos më lër të mjerë, të pres,

tokë djerrë mos i kthe ëndrat,

të premtoj kur pranë të jesh,

më shumë do të rrahin zëmrat.