Mos më pyet-Valbona Kolaveri


Në më pyet si kam qënë?

Një dreq të them,

A më shumë jam bërë,

Ti do të më kishe ndryshuar gjë?

Në më pyet a jam mirë?

S’di të them,

Kur?, dhe ku?

Dhe si ù ndjeva e lumtur

Në më pyet pse?

Dhe si ndodhi kështu?

Më mirë hesht,

Se më bën te ndihem

Dyfish trishtueshëm

Ti që rrëmon

Nën lëkurën time,

Sqarimet më vonë,

Më vonë?

Më pyet prap ti?

Më vonë pip..pip..

Hahahaha

Ndoshta kurrë s’i jap,

U lodha duke sqaruar

Shumfish,

Të gjithë njësoj janë

Se askush s’do të dëgjojë

Sa, dhe si vuan ti,

Por i duhet vetëm më shumë

Për ty të dijë

Prandaj kam zgjedhur

Vetëm të qesh,

Të qesh, edhe të hesht

Andaj mos pyet më pse?

Dhe si?