Mos më qaj oj nënë-Zymer H.Haliti


Zymer H.Haliti

(Fjalët e një dëshmori…)

Mos më qaj sot oj nëna jonë

këtë ditë të madhe pavarësie

kur flamujt të lirë po valojnë

gjaku ynë bëhet lulëkuqe lirie…

Ne luftuam nënë,vdiqëm…

për këtë ditë ku lirshëm festoni

ne me lot e vuajtje u rritëm

por ju me krenari lirinë gëzoni.

Amanet nëna ime dhe një fjalë

bashkohuni të gjithë,si shqiptarë

mos lejoni aske të jeni t’përçarë

hallall gjakun tonë nëna e baballarë.

Ne e deshtëm këtë tokë shumë

dhe për të u flijuam dje krenarë

jetën time të njomë që dhash unë

ishte një nder të vdes si luftëtar…

Zymer H.Haliti

Mund të jetë art

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 139

Të gjitha reagimet:

12Zymer H. Haliti, Gori Stafa dhe 10 të tjerë