Mos më shaj plisin!Donika Meta Gjura


——-

Dikur kisha një mike,

Ajo plisin e urrente,

Kur e shihte foton time,

Me ironi më buzëqeshte.

Ne plisin në familje,

E kemi trashëgim,

Në këtë foto të vjetër

Është vëllai i babës tim.

Nuk kam ego të sëmurë,

S’më prish jo, bukurinë,

Plisi me shqiponjë n’flamurë,

M’shton m’shumë krenarinë.

Më shikoni m’qeshin sytë,

Dhe shumë e lumtur jam,

Me plisin e bardhë mbi kry,

Shqiptare emrin e kam.

Është i bardhë si borë,

Ka shumë domethënie,

Se mbi k’të plis ndriçon,

Shqiponja dykrenare…

Sa të më jep ymër Zoti,

Në breza do e kultivoj,

Këto vlera t’kombit tonë

Në përjetësi të jetojnë.

Ndofta këto vargje mike,

Me profil tjetër i lexon,

Por mos më shaj më plisin,

Se kurrë hallall s’ta bëj!