Mos më zgjo!Ildije Xhemali


Mos më zgjo, kur “fjetuar” të më gjesh.

Ëndrrën më të bukur ma pret në mes.

Si furtuna kur rrezet e diellit i pret.

Si stuhia kur shkatrron, gjithçka që godet.

Si ngrica lule, frut ngricmon e rrëxon.

Afromu afër, më ledhato, mos loto.

Jam në ëndërr me TY dhe ëndërroj.

Shkelur në gjurmët e tua të të mbroj.

Që gazi, gëzimi gjithnjë të të mbulojë.

Qetësia, mirësia Ty të pushtojë.

Me përparsen e bardhë, si flutur

Hidhesh, këndon, vallëzon bukur.

Me çantën n’ krah ngjit, zbret shkallët.

Ecjen zili ta kanë edhe sorkadhet.

-Nana, do ta mësojmë bashkë gjuhën?

T’barojmë detyrat, më vonë bëj punët.

Ëmbël flet, largohesh si erë e lehtë

(Unë i lutem Zotit, në kujdes të të ketë.)

Kujtoj çastet e bukura dhe në harrim

Çdo fjalë e plagë që sjell lotim.

Do t’i gropos këtu dhe veç gëzim

Do marrë n’ udhën e gjatë, pa kthim.

Do bëhem rreze, do bëhem fllad.

Të të flIadis, të më kesh pranë.

Mars 2021 E botuar