Mos mi vrisni ëndrrat ! ( poemth)-Tomi Buzi


MOS MI VRISNI ËNDRRAT ! ( Poemth)

Shkëputur nga libri :

” Poezi thurur buz greminës ”

Mos mi vrisni ëndrrat ju lutem, ,mos mi luani më,

Nëpër to lëkundem, e vrapoj natës me hënë,

Aty mbaj fshehur fëmijërin mos të ma marin,

Aty kam fshehur opingat, serën që ndizja zjarrin !

Mos mi ngisni ëndrrat ju lutem, mos mi vrisni më,

I lini të vdesin bashkë me mua, të mos nxjerin zë,

Të degdisemi, në të shkuarën e humbur halleve,

Nëpër cingërimën e akullt, këmbëzbathur zalleve !

Mos mi merni të uruarat, ato vrapojnë në vargje,

Si katarakte piklash uji, që rjedhin nëpër pragje,

Aty mbështjellë mbaj kujtimet, të ëmbla e të hidhura,

Mbaj trikot e leshit, dhe pantallonat e lidhura..!

Mos mi merni, aty mbaj mbyllur mostrat hedoniste,

Që ende s janë ngopur me lakminë e tyre perverse,

Mbaj mbyllur dhimbjet e makutërisë komuniste,

Mbaj dhe ‘ëngjëj’, që fluturojnë lart mëngjeseve !

Mos mi merni ëndrrat, ku mbaj mbyllur fëmijërinë,

Ajo fle aty, mbi rogoza bërë me kashtë kënete,

Si suvenir të shtrenjtë, ruaj për gjumë jorganin..,

Bërë nga duart e nënës, me thasë,e copa xhakete !

Mos mi ngisni ëndrrat, që lundrojnë nëpër lumë ,

Nëpër zalle, ku hapnim gropëza të pinim ujë..,

Kur na masnin pantallonat, për një cm më shumë,

Dhe kur na qethnin kokën, plot potere e bujë !

Mos mi prishni ëndrrat, me makutërinë tuaj..

Që fle në shpirtëra njerzish, përlyer me lakmi,

Më lini në habitatin tim, si humanoidët të vuaj..

Duke parë, si jeta do ju vrasi të gjithëve, nji e nga nji !

Mos mi ngisni ëndrrat, ku kam fshehur mallkimin..

Për perversët që shkelin çdo ditë mbi udhën time ,

Atje ruaj tik-tak/et e heshtura, me lotë mallëngjimi ,

Për shpresën e së ardhmes, të shkoqur në thërime.

Mos mi luani, ju maskarenjë të kohëve mondane,

Që trokëllini mbi fatin si shkopi në tokë të thatë ,

Ju, që erdhët pa brekë, e u veshët me çitjane ,

Duke kthyer pushtetin në pasarela për sfilatë !

Mos mi ngisni ëndrrat, langonj të udhëve të mia ..

Që gajaseni plot epsh mes bëmave, si Don Kishoti,

Nëpër to kam endur myshkun, nxjerë nga thellësia..

Ritur honeve të shpirtit, mes ofshamash që tresin lotin !

Më lini me ëndrrat e mia, në habitatin timë ,

Atje kam gurrën e shpirtit, që përçapet çdo natë,

Kam dhimbjen, brengën, kam frikën për Shqipërinë,

Që do mbetet mes udhëve, si një murgë i ngratë !

Mos mi ngisni ëndrrat, mbështjellë me li ylberi

Mos mi merni vargjet, si morët lahutën e malsisë ,

Mbi telat e shpirtit është derdhur gjithë vreri ,

Për sojin tuaj, që mbyti shpresën e gjithë vegjëlisë !

Mos mi prishni ëndrrat me makutërinë tuaj ,

Që fle mbi shpirtra njerzish, përlyer me lakmi ,

Më lini në habitatin timë, si humanoid të vuaj ,

Duke parë, se si jeta do t’ju nji e nga nji !