Mos m’lini n’vetminë ..!?Vangjel Pellumbi


Mos m’lini n’vetminë e mjerueshme!

E mbrëmjen e gëzueshme,m’a k’theni dhimbje.

Dua,që kokën t’mbështet mbi ty,

E lotin ta derdh për vëndin tim.

Q’mbrëmjes t’dal të shikoj qiellin me sy.

Mos më lini në vetminë ?

Që t’më shtoni dëshpërimin.

Për rininë e larguar.

Mos,ju lutem,vendin e lini?

Ikët, në dhe të huaj për t’punuar.

Plagët e shpirtit,mos mi hapni?

Lotët,mos m’i lini t’prishin syrin.

Vuajtjet,mos m’i shtoni?

Qëndroni,t’gëzojmë vjeshtën e vendit.

Sa ,pa shpresë më latë?

Me vetminë që është e rrëndë.

Ditët shkojnë,vëndi shkretë,

Me njerëz që vëndin s’duan.

U largua ëmbëlsira e vëndit!

M’latë vetëm,me pleqtë e fëmijët.

Vetminë m’a latë mbi shpinë,

E Diellin më s’ndrit si më parë.

Mos më lini në vetminë?

Mos,vëndin e lini?

Dhuroni vetëm dashurinë!

Këtij vëndit të bekuar nga zoti.

V Pëllumbi autori.