Mos qaj e dashur-Brixhilda Dede


Brixhilda Dede

Jam rudhosur, jam kërusur,

jam shëmtuar e jam plakur.

Larg do të shkoj, ndjerë si dy të huaj.

Mos më duaj, më e dashur.

Ç’ mund të marësh më prej meje,

veç një jetë helm, hidhërim.

Të shohësh si gremiset,

Një kala në rërëzim.

Kopshtit tim myshqet myken,

ju vjen era kalbëzim.

Dritëzbehtë vjen agullnimi,

pa të gjetheve oshëtimë.

Thinjur, fanitet qyteti i vjetër.

Mbushur tepërtej me re.

Dita përgjumur përplaset,

Strehë çatish, gjurmët lë.

Hënëza si drapër sokaqeve,

Mbi kalldrëmë hedh nganjë çap.

Skutave mendimet fsheh,

Të shkoj qetë, nën një livadh.

Kur shiu të bjerë me llokë,

Mos qaj e dashur, se s’ jemi tok.

Ç’ të bukur kish’, ta fala në rini.

Dhimbje, mos të njohësh kursesi.

Brixhilda Dede @=2023