Mos rri në gjumë


Mos rri ne gjume

Rroberuar… skllaveruar
Fjale e lire s’na u degjua
Rrjep e pjek… kush mori frone
Ligj e vule I ka bere prone .

Ç’munde te presim nga xhelate
Nje kothere buke thate
Nje kamxhik mbi shpine ..argat
Te perulur… der ne balte.

Kaq te bute e kaq naive !
Na mjaftone te marrim fryme !
Pa dhe gjakun le t’na e pine
Si shushunja per mbi shpine.

Si nuk patem kurr guxime !
Grushtin drejte mbi ta ta shtim
Ta thermojme k’te male me rere
Qe prej pamjes duket shkembe.

Nuk na duhet plumb …as pushke
Vec nje zemer me barut
Hej Shqiptar mos rri ne gjume
Ndize zemern beji shkrumb.

!| Elisabeta Gockaj

About Post Author