Mos turpëroni gjuhën!Ildije Xhemali


MOS TURPËRONI GJUHËN!

Më kundërshtoni në se unë gaboj

Duke qënë anëtare e disa grupeve letrare lexoj me ëndje krijimet e shumë krijuesëve.Ndjej çlodhje, marr kënaqësi estetike, frymëzohem dhe veç komentit që bëj më vinë natyrshëm të krijoj edhe nja dy vargje.

Por kur lexoj poezi me një fjalor rrugësh( nga anëtarë “të nderuar,” të vetvlerësuar nëpër Orët letrare, që organizojnë këto grupe dhe shokë të tyre mjeranë që u bëjnë qejfin me fjalë tepër lajkatare, janë gati t’u puthin këpucët) më dhimbset Naimi, Lasgushi e poetë të tjerë shumë fjalëmbël.Më dhimbsen edhe brezat e rinj që nga Gjuha Shqipe po mësojnë poezinë “moderne”, poezinë tallava.

Nuk arrij të mendoj si do të ndjehej dhe do t’i interpretonin këto vargje me fjalët më të pista një mësues/e këto poezi “moderne” me fjalorin më të ulët dhe më vulgar!

UA QAJ HALLIN!