Mos u mërzit o njeri …Tomi Buzi


Mos u mërzit o njeri …

Mos u mërzit o njeri

nëse jeta shkon si tik-taku i një ore të prishur,

e lodhur, me ritëm të ç’akorduar, e gumëzhim akrepash,

mos u mërzit

nëse dëgjon ndonjë ‘melodi’ të stisur..

që vjen e shkon përsëri..

si notat

e një pentagrami ‘proverbash’ !..

Mos u mërzit o njeri,

jeta vjen si flladi e largohet si era

rugëve ..

ku hapat tona veç mbllaçisin në poshtërsit e sajë,

duke shkundur baltën e ‘ ngjyrosur ‘,

gurëve..

a duke shkelur mbi pasthirrma anemike,

në vaj !

Mos u mërzit !

Nëse duart prekin vetëm astarin e xhepave ..

e nëse jeta të trajton si një kavie,

eksperimentale,

duke të ofruar helmin e dhimbshëm

të ‘ akrepave ‘..

që kan pushtuar gjithë ‘ shkretëtirën ‘

e shpirtërave banale !

Mos u mërzit me fatin tënd

o njeri i mirë,

ai është shkruar në profecit e jetës,

në shekujt e artë ,

si në vedat Indiane, mbi pergamenën e hirtë ..

ku shkruhej: Njeriu që lindë,

do të ‘ firmosë ‘ fatin e tijë në netët e djallit më të ‘ zjarrtë ‘ !

O njeri i mirë !

Ti nuk rende pas lakmisë, as dje dhe as sotë,

ti more mbi shpirtë barrën e turpit

për të tjerë ,

mbi librat e ‘ shënjtë ‘ u përgjërove mbushur me lotë ..

i ‘ dënuar ‘,

prej të paturpëve, përherë !

Mos u mërzit o njeri

mbi plagët e shpirtit të ‘ dyzuar ‘,

as mbi bibël e kuran mos u lut më kot,

jeta fshehë ‘ revanshin ‘ e saj..

në fatin që për ty ka shkruar ,

si një djall i ‘mallëngjyer’ , i kthyer në Dhespot !..

Mos u mërzit nëse fati ka mbetur

udhëve të ‘ magjive ‘ shterpë

i shpërfytyruar,

si një kavie në duar te pista për tu eksperimentuar,

Zoti, nuk ka firmosur mbi bibël e kuranin e ‘madhëruar’..

që njeriu i mirë të mbetet udhëve,

i ‘ kryqëzuar ‘ !

Mos u mërzit o njeri i mirë !

nëse jeta shkon si tik-taku i një ore të prishur,

e lodhur, me ritëm të ç’akorduar, e gumëzhim akrepash,

mos u mërzit

nëse dëgjon ndonjë ‘melodi’ të stisur..

që vjen e shkon përsëri..

si notat ,

në një ‘ pentagram ‘ proverbash !

Mos u mërzit ,

përqafoje fatin tënd, në emër të jetës,

pa u falur te djajtë e ‘ mureve ‘

të ftohta ,

që ‘kungojnë’ njerëz në fund të shpresës,

nën përqafimin

e duarve të ” ngrohta ” !..

O njeri i mir

që shkon kokëulur prej dreqit e djallit,

Zoti , jeton lart rugëve yjore,

ku ‘ holokaustet ‘ ..

i kan të mbyllura dyert e ‘mallit’,

dhe shpirti formon ylbere përrallore,

mbi djajt e kthinave

mortore

Tomi Buzi.