Mos u nal o njeri!Trandafile Malshi


Trandafile Malshi

Edhe nëse i jetova
shtatëqind dimna t’idht t’mushun me mundime
me barrë në shpinë
me re të ranume shinash
e me shtatqind gjarpna t’shullanit
tuj çukit pa prá
Prapë u dashka
ia vlen thotë i urti
Mos me u nàl, o njeri!

Hiq mos me u nal
As mos me u tutë
Ani njashtu lodhë
Ani njashtu drobitë
Çdo ditë të lume.

Mos me u nal njerì
Ti kurr mos u ndalsh
Se njaty asht qēndresa
Dhe n’rrëpinat plot rrezik
Duhet pra, thojshin
Me ia dal në kryet, o njeri!

Çjerrun kamsh e dursh
Molisun nga pisllëku
N’kanale t’dhemtes ma t’madhe
Në at’shpirtin ranum
E di se ti do dojshe
mu strehu edhe i’herë
Sall pak, i’grimë
Veç me pushu, o njeri!

Njato koca që po t’bluhen njashtu
n’heshti të mbrame
Po i kqyr, po i ndí
Por jo, jo, o njerí!
Edhe pse rrjedh gjaku i munimit si në kryq t’trishtum ,e t’harrrum
Ban gajret pra, mos u nàl!

Ec njashtu, rrëshqanë!
Shkrrajù,shkrryju! Kape degën ma t’hollë t’jetës
Si npër amulli drejtoje trupin
Mshtetu fort në rrajēn e thellë
të zemrës s’ mirë
që rref për ty.

E mos u drùj, hiq!
Lufto veç me u ngrit! Nalt pra!
Qindro me mish e me shpirt
Se jeta s’asht për ata t’ humbmit pa lé.
Guxim asht fitorja!
Qofsh ti fitimtar!

E mos u drùj, hiq!
Lufto veç me u ngrit! Nalt pra!
Qindro me mish e me shpirt
Se jeta s’asht për ata t’ humbmit pa lé.
Guxim asht fitorja!
Qofsh ti fitimtar!