Mos u ndje keq- Suzana Rama


Mos u ndje keq

Në sofrën e të varfërit,

mos u ndje kurrë keq,

ndoshta s’ do të gjesh,

mish të pjekur dhe veré.

Hajde bujrum do të thotë,

sapo do të shohë né deré,

bujarinë pa kusht do t’gjesh,

dhe dashuriné me zémër.

I varfëri sikur ta dinte,

do kish marrë lagjen mbarë,

dicka borxh do të merrte,

per të mos u turpéruar.

Tek i varfëri po bujte,

për vizitë apo pér mall,

po nuk gjete mish dhe veré,

do ta gjesh një gotë dhallë.

Do të ndihet keq, në siklet,

nga fukarallëku i vértetë,

do té presi me zëmër në dorë,

si kur je mbret me përkoré.

Tiranë 18 08 2022

Suzana Rama DV