Mosbesimi-Fatmir Pushi


MOSBESIMI” !.

FATMIR PUSHI

E shoh botën me sytë e të gjithëve,

Si në gëzim ………dhe në dhimbje,

Shumë gjëra kan ngelur pa u bërë

Dashuria jeton me shpirtë të lënduar.

Të gjithë jemi të ngopur nga politika,

Ata luftojnë për fronin e shekujve,

Konceptet e arsyetimit janë të ndryshme,

Popujt i quajnë një tufë me dele.

Të hedhin një kockë si qëntë,

Dhe duke hedhur atë kockë në turmë,

Njërzit mindis tyre i fusin në sherrë,

Dhe kacafyten mes tyre si qëntë.

Papunësi…….sëmundje…..vdekje,

Lutje për një rrugë të ndritshme,

Sa po vdes një zyrtar i lartë,

Populli e përcjell me tufa me lule.

Ulemi në gjunjë e lutemi për të vërtetën,

Në buzë të një humnere të pa fund,

Me një vështrim të ashpër plot urrejtje

Sepse të vërtetën se pranon askush.

Kujt i duhen të pa strehët e të sëmurët,

Asistencë që kushton tre ditë bukë,

Faturat e ilaçet për të paguar

Deputetëve u ngrihet rroga përsëri.

Për të varfërit …….s’mendon njëri ?..