Mos:Fatmir Pushi


MOS !…..

FATMIR PUSHI

Mos e bëj bujë !…….

Bëhu violin për një njëri të mirë,

Mos e trishto……..

Mos shumëzoni të qarin tuaj me zë,

Mos…mos, se më lodhe me këto lot.

Mos shkel mbi kujtimet e tona,

Në kopshtin ……..e pranverës,

Kur jeni bashkë……

Mos u emociono nga tingulli yt,

Një agoni në zemër……

Një agoni mindis ne të dy.

Në duart e maestros këndon violina,

Një këngë një motiv i njohur,

Një lotë në qepallat e mia u ndez,

U mundova ta mbaja e më ra në tokë.

Dhe ndjenjat filluan njëherësh,

Zemra filloj të dridhej……..

Dhe doli një frazë ” DASHURI “,

Filloj të ngrohej zemra ime.

Ajo lulëzon tek unë duke kërcyer

Duke parë njëri tjetrin në sy,

Një valës, Në heshtje vetëm unë e ti,

Dhe shpirtrat e lumtur po këndojnë.

About Post Author