Dashuria ime e parë
endet kalëruar,
por e fundit do të vijë me siguri
si Doruntina
mbi flatra pëllumbi,
urë që lidh dy brigjet e një lumi..
Në parvazin e malluar të pritjes ulet ,
me trokitje hapash emocioni
më përkulet.
Dashuri,
dhimbje e ëmbël e pabëra magji.
Ç’aromë shpërndan n’ajrin e nxehtë,
netëve pa gjumë ç vetëtima më përcjell?
Të kuqtë e afshit ëmbëlsisht mbi buzë,
me ëndrrën e një nate vere zgjohem,
pa gjumë.
Mëngjesit i buzëqesh vajzërisht
e kafenë rrufis ngadalë.
Ëndrra shtriq krahët gjerë e gjatë.
Malli më kaplon për dashurinë e parë,
e fundit dashuri s’e di,
në ç’lule ka mbetur të thithë nektar…
