Tinëzisht, pa ndierë,
Në të njeriut jetë
thinjat mbijnë,
Me nostalgji sytë brodha,
Të shihja,
Çamarrokun kur luante me cingla,
S’munda.
Ajri e treti në gëmusha,
frymën e çiltër të fëmijërisë.
Në rrugicat e ngushta
Vetëm flokë të argjendta,
Dhe pëllumb të bardhë,
Pashë,
Ishte e nënës, puthja.
Në pyllin e jetës bryma e parë ra,
E ëmbla guguftu, humbi në ahishta,
Më kot e kërkova.
U trishtova.
Ajo herë bëhej flutur, herë thëllëzë,
Dhe tok me të rinia, e bukura e brishta.
Pishat e rralla u mbuluan nga bora e rëndë.
Më kot grindet hëna,
numëron yjet me gishta,
Rrjedh mosha,
Mbijeton në detin me dallgë.
Në nënkresë të memories më cytin kujtimet e trishta…
Kristaq@Turtulli
