Sami ARIFI
Konfrontimet në mes udhëheqjes jugosllave dhe udhëheqjes serbe në kohën e Titos për shqiptarët në Kosovë ishte një frymarrje më e lehtë. Në vitin 1946 u formuan disa sektore si ai për gjuhë, për histori e folklor duke ecur në drejtimin e duhur edhe gjatë vitit 1953 në themelimin e Institutit Albanologjik në Prishtinë, i cili Institut nga revanshi serb ndërpritet pas 15 muajsh. Përpjekjet e shqiptarëve për dije ishin të pandalura, ku, në vitin 1956 u formua Komisioni për Histori.
Gjendja e shqiptarëve në arsimi, ekonomi, kulturë avansohet, meqë për shqiptarët kishte një liberalizim pas Plenumit të IV-të të KQ të LKJ-së, i quajtur Plenumi i Brioneve, të mbajtur në Brione me 1 korrik 1966. U rihap Instituti Albanologjik me drejtor Fehmi Aganin. Shqiptarët për të drejtat e tyre organoizuan demonstratat në qytetet e Kosovës në vitin 1968, ku në këto demonstrata vritet i riu 17 vjeçar, Murat Mehmeti, dhe u dënuan shumë organizatorë të demonstratave. Megjithatë u hapën rrugë për ndryshime në Kosovë.
Vazhdonin dënimet me burgje të rënda, gjatë vitit 1969 u dënuan: Osman Dumoshi 5 vite burgë të rëndë, Ismail Dumoshi 4 vite burg të rëndë, Hasan Dërmaku 5 vite burg të rëndë, Selatin Novosella 5 vite burg të rëndë, Adil Pireva 5 vite burg të rëndë, Skënder Kastrati 4 vite burg të rëndë, Xheladin Rekaliu 4 vite burg të rëndë, Iljaz Pireva 3 vite burg të rëndë, Skënder Muçolli 3 vite burg të rëndë, Afrim Loxha 3 vite burg të rëndë, Hamit Abdullahu u dënua 1 vit e 4 muaj burgë të rëndë, Sabit Syla u dënua me burg 1 vit e 2 muaj burg të rëndë, Haki Sheholli u dënua 1 vit burg të rëndë, Ali Mehmeti u dënua me 1 vitë burgtë rënd, Irfan Shaqiri me 1 vit burg të rëndë dhe Ismat Ramadani u dënua me burg prej 10 muajsh.
Me Ligj u themelua Universiteti i Prishtinës të cilin e miratoi edhe Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovëe (KKSAK), më 18 nëntor 1969, u themelua Universiteti i Prishtinës, ndërsa me 15 shkurt 1970 u mbajt mbledhja solemne e Kuvendit, u shpall dita e Universitetit të Prishtinës në përbërje prej 4 fakulteteve: Filozofik, Juridiko-Ekonomik, Teknik dhe ai i Mjekësisë. U bënë edhe ndryshimet Kushtetuese të vitit 1974 që më parë ishte inicuar nga LKJ në shkurt të vitit 1971, u miratuan nga Kuvendi Amandamentet e Kushtetutës së RSFJ, më 30 qeshor të vitit 1971 dhe kështu u hapën perspektiva më të gjera për Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK), tashmë edhe votat e krahinave vendosin në nivelin Federativ, pra në themelimin e Kryesisë RSFJ, përveç republikave me nga dy anëtarë, edhe krahinat kishin të drejtën e përfaqësimit në këtë organ Federativ, kolektiv të vendimmarrëjes. Ndryshimet u miratuan tre vite pas inicimit të tyre, më 21 shkurt të vitit 1974, që tani Kosova bëhet element përbërës i RSFJ-së, të cilat ndryshime u përfshin edhe në Kushtetutën e KASK më 27 shkurt 1974. Tani pas themelimit të Universitetit të Prishtinës në vitin 1978 u krijua Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku Esat Mekuli zgjedhet kryetar, ndërsa nënkryetarë Idriz Ajeti dhe Vuk Filipoviqi, kurse Jashar Rexhepagiqi sekretar.
Sipas serbëve Kushtetuta e vitit 1974 i shndërronte ata (serbët) në pakicat kombëtare në republikat jugosllave dhe në Kosovë, prandaj sipas tyre ajo duhej të ndryshohet. Nën udhheqjen e kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Deazha Markoviçit, një grup punues ka përgatitur dhe ka përpunuar të ashtquajtur “Libri i Kaltërt” (“Pllava Knjiga”), i cili Libër titullohet “Pozita e serbëve në Jugosllavi në bazë të Kushtetutës së vitit 1974 duher rishikuar ngase Serbinë e tkurrë në Pashallëk të Beogradit”. Elaboratin e këtij libri më parë e kishte bërë Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë. Revanshi nërsimit seb ishte i madh pas demonstratave të vitit 1981, për të cilin revansh, Akademia e Shkencëave dhe Arteve të Serbisë , si çdo herë, kishte punuar projektin me elaborat “Librin e Kaltërt”, që synim kryesor kishin dominimin në shtetin jugosllav. Libri i Kaltërt quhej përmbledhje e doktrinës së Shenjët Serbe, botuar në Beograd pas ndryshimeve në kushtetutën Federative të Jugosllavisë, libri ishte i lirë për lexim që nga viti 1977, ku, në këtë Libër në mes tjerash parashikohej shkatrrimi i të gjitha të drejtave që Kosova kishte fituar nga Kushtetuta e vitit 1974 për popullin e saj… Vazhdonin përpjekjet e shqiptarëve për liri, dhe, nga ana tjetër, vazhdonte trusnia e shtimit të dhunës ndaj shqiptarëve nga Serbia për t’i mbajtur ata (shqiptarët) nën robri…