Ti
rracë e gjorë
buzëhollë
në damar të gjakut
si ushunjëz
Ti
që në ngrehinë të shpirtit
veç nam
E n’shtojzovelle të synit lëpin
si zonjë butësisht
kur ke nevojë
Ti
që të ç’armatos zemrën
n’mashtrim
e me lot krokodili qan
Ti
që pregatit helmin majë gjuhe
të shtrëngon për mes
gjarpērushe
Ti
harpagon qe veç merr
e sjep
ndër duar dashnish
E lut mort
kur ske dert
Ti
Judë
që ther zemër tejpërtej
e thyen copë më copë brinjë
për shpirt
Ti egërsi gllabëruese
molepsu larg
Mosmirënjohës
pa ZOT.
