Mosmirënjohja…Eli Nebi Plaku


Oqean i pafund, dashuria e zemrës

përreth ujëvarës së lumturisë

lulet lulëzojnë…

Atje ku shpirti adhuronte hijeshinë

kaluan retë tinzare

dhe mbuluan kaltërsinë

Si zogu në qiell, fluturojë mosmirënjohja…

Përse? – pyet shpirti..

Hëna e zbehtë,nuk jepë shpjegim

Përse?! – dhe loti i pabindur,

zbriti në faqet

Përse?! – dhe dielli supet ngriti me dëshpërim….

Akulli i harresës, mbulojë,

krejt detin dhe brigjet..

Në burgun e hipokrizisë

degdisën çiltërsinë

Përse, vallë?!

– dhe lumi, sillte ujin turbulluar

I padrejtë,oh, sa i padrejtë

ky shpërblim…..!!!