Pranverë, të kam dashur shumë
Përherë të prisja me dëshirë
Më pëlqente trëndafili dhe mimoza erëmirë…
Mospërfillse jam me ti
As të shoh, as të ndiejë
Më ke mbushur hidhërim…
Vëllai im, në Mars kish lindur
Biri yt, ishte ai
Pse s’e mbrojte, s’e kujdese?!
Siç bën nëna për fëmijë !!
Pse s’e degëndise, vdekjen?!
Por e le atë të lirë
Pse s’i more rrezet diellit?
Mizores, t’i prishje sytë…
Pse s’dërgove erën e marsit
Që t’a shtynte në greminë..?!
Shpirtin ma mbushe me re
Dhe më fshehe kaltërsinë
Sa e padrejtë,je pranverë…..
_Si ma detyrove vëllanë
Të më thotë “lamtumirë “..?!!
Mospërfillse, jam me ti
Sivjet të kam hedhë mërinë….!!