Mos:Valbona Kolaveri


Mos:Valbona Kolaveri

Mund të thuash mos.

Dhe të çmendesh pak ti mundesh.

Vetëm veten mos e humb ti.

Mos.

Të jesh gjithmonë korrekt.

E drejtē.

E bindur.

E urtë.

E arsyeshme.

E qeshur.

Pa asnjë arsy.

Dhe pse për të tjerë.

Vecse kjo të lypset.

Ti kuptosh gjithmonë.

Mos u brengos për ta.

Mos vrullo me turr.

Se asgjë.

Nuk vlen më shumë se ti.

Edhe në rendsh për ta me vrap.

Si Maratonomak.

Ata se si ndihesh ti.

Prapë nuk do ta dinë.

Gjej për vete shkak.

T’mos fikesh udhësh.

Kurrë mos u bëj hi.

Të digjesh.

Nuk ke hak.

Të zhbjerrësh shpirtin

Nuk ke hak ti mos.