Motër nuse sot po shkon


Motër nuse sot po shkon

Motër malli më ka marr,

kurbet vite larguar,

Sot ti vesh fustan të bardhë,

Me lot malli kam uruar.

Vështroj diellin si shkëlqen,

Ti stolisur një sy hëne,

Nata xixëllonjat ndjen,

Unë vallëzoj me vellon tënde.

Nuse sot ty të percjellin,

Veshur me fustan të bardhë,

Bukuri që verbon diellin,

Hëna vetë një krushkë e parë.

Fshije lotin motra ime,

Je prapë drita e shtëpisë,

Ah gëzon sot zemra ime,

Ti i bën dritë perëndisë!

MAJL

NEW YORK 04/09/2023