Moti-Klara Shehu


Klara Shehu

Ditë e qetë me diell, e ngrohtë, pa erë dhe shi.
Vazhdojmë të mbetemi unë e ti.
Ndonjëherë, rrallë…
qëllon që zymtohet, kur erë e lehtë fryn në qiellin gri.
Prish peisazhin e bën sterrë të zi, dhe vjen një ditë me shi,
Ku ngjyrat e kanavacës ikin, prishen nga lotët e mi.

E bukur është jeta, vetëm me pranverë,
me lëndinat plot me lule dhe me erë.
Por dhe ëndrrat kanë një kufi,
ku cicërimat e zogjve të zgjojnë nga gjumi.
Dhe vera vapëshumë të mbyt me zagushi,
dhe kupton se vjeshta po afrohet, po vjen përsëri.
Dhe strukesh pranë oxhakut me zjarr, nga dimri me stuhi…

Përsëri moti hapet, me shpresë se po vjen edhe një ditë,
të marrë frymë pa patur frikë.
Se nuk do iki përsëri…
nga koha e keqe me stuhi, plot,
Ku theu degë dhe i shkeli,
por, rrënjët e pemës nga zemra nuk i shkuli, dot.

Nuk kërkojmë fajin kush e kish, unë apo ti.
Sepse moti prishet a nuk prishet, ka diell apo shi,
për ne nuk ka aspak rëndësi.
Dashuria nuk ka një të dytë,
ajo është vetëm nji, unë dhe ti.
Maj 2024