Moti prap ka për t‘u kthjelluar…Sami Arifi


Poezi shkruar nga Sami Arifi
Moti prap ka për t‘u kthjelluar…

Pranvera e hershme neve na gëzoi,
me lulëzim pemësh natyrën zbukuroi…
fare pa pritë na erdhi hidhrimi,
lulet e çelura pemësh shkrumbuan nga acarimi…

Pranvera erdhi heret neve për t‘na gëzua,
por dëbora me vonesë frytet ka dëmtuar…
O ju të gëzuar mos u gëzoni shumë,
edhe ju t‘hidhëruar mos rrjedhni lot si lum…

T‘punojmë ne për t‘ndëryshuar jetën,
njëherë e përgjithmonë t‘mësohemi me t‘vërtetën…
T‘i kryejmë punët tona për t‘ec n‘rrugë t‘ndriçuar,
sepse moti prap ka për t’u kthjelluar…