Moti rigon shi,
rrezet diellore nè re fshihen,
tè paktat dallandyshèza squllur mbledhin krahèzit…
~
Sa mirè ZOT, qè mè ke lènè shpirtin paqt ,
larg çdo marazi…
Kush i pati, a i ka
dhe nuk i plasi!
~
NJè harresè e vogèl
Parfumuam gushèt,
jastèkèt parfumuam,
pèr prehje dhe ndjellje.
Harrojmè tè lajmè gojèt
dhe shkaktojmè vjellje!
~
Bèrèsi
TRU E NDER pèrfund honit
e trupzhgalurin shtrinè ,
nè tè vjedhurèn pllajè.
Vrasje, grabitje…,
hapur e fshehtaz…
….
Kurajè tè madhe ,delir..,ke,
veten ,
pèr çfarè fsheh dhe mban…!
~
Kur balta po shtohet
Vèshtirè tè jesh i pastèr,
kur balta u shtua
dhe shumè trushkulur luajnè me tè ,
si me tullumbacet.
E stèrpikesh e mbègojesh ,
nga fytyrè e gojè….baltèt!