Motit-Luljeta Dano


Luljeta Dano

MOTIT

Në gji të Orikumit bie shi,

asnjë det nuk gëzon kështu

kur hyn ujë i ri.

Mollë kemi qenë në shportën

nga të gjitha frutat e kopshtit,

në sheshe poftisi,

grindja që njerëzve u hyri nga eklipsi.

Kur na bie në zemër Lahuta

bëhen njerëz ngado zogjtë e agut,

si gjoni dhe guguftuja.

Në gji të Orikumit bie shi,

asnjë det nuk gëzon kështu

kur hyn ujë i ri.