Motiv fshati-( poemë )-Petro Sota


Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur

( poemë )

Si lumë i çuditshëm,

dukej përherë,

Në dimër i vrullshëm,

në verë si i mjerë.

Kalon anës fshatit,

si një plak beqar,

Ecën dredha-dredha,

trupin si kular,

Ja dha edhe fshatit,

emërin siç dredhon,

Më ujë të turbulluar,

Shkumbini e pagëzon.

Dy tre herë në vit,

në fshat ka vërshuar,

Hynë e del nga fshati,

si mik i paftuar,

Përherë Shkumbini,

ka hyrë në çdo derë,

Në kët’ fshat as turku,

s’ka hyrë me jeniçerë.

Prandaj i gjithë fshati,

s’kishte ndërruar fenë,

Qe një rast i rrallë,

në gjithë myzeqenë.

Si në fund të botës,

ndonjëherë më ngjante,

Dëgjohej nga pylli,

çakalli kur qante.

Si një kular qerre,

është rrethuar fshati,

Ndoshta edhe emërin,

ja vunë nga inati.

Dhe nuk dihet kur,

kët’ emër ka mar,

Sigurisht nga lumi,

e pagëzuan Kular.

Ta shikosh nga lart,

si një gjarpër ngjanë

Dredha dredha shkon,

vrapin n’det e mban.

Kalon kodra e fusha,

dhe n’qytete pranë,

Zbret nga Librazhdi,

rri pak n’Elbasan.

Dhe n’qytete tjera,

afrohet për qark,

Porsi kafshë gjigande,

që mban ujë në bark.

Vjenë i qetë në verë,

duket i përgjumur,

Por kur bien shirat,

dallgët duke u tundur.

Dhe kur vjen sjellë,

nga malet pak baltë,

Toka kur plugohet,

bëhet e ëmbël mjaltë.

Mes për mes pyllit,

në heshtje kalon,

Ndan në dysh Verriun,

sikur, në Amazon.

Shelgjet nëpër brigje,

bilbilat ç’i fshehin,

Kur këngës i’a marrin

menjëherë të dehin.

Me tingujt magjie,

zërat kombinojnë,

Gjethet fëshfërijnë,

e shpirtin ta zgjojnë.

Natën xixëllonjat,

si yjet kur zbresin,

Nëpër shelgjet ndrijnë,

mëngjesin e presin,

E vajzat buzëqeshur

hyjnë për t’u freskuar,

Gjithë llërët përveshur,

dhe kofshët zbuluar,

Luajnë porsi flutura,

dhe ujin turbullojnë,

Kur tremben bilbilat,

këngën e pushojnë.

Si të dehura janë,

xhvishen nga gëzimi,

Porsi shtojzovallet,

mëkaton Shkumbini.

Aromë e trëndelinës,

fshatin kundërmon,

Ah, ky mall i vjetër,

shpirtin tim pushton.

Bëhem si i dehur,

si një djalë i ri,

Të vrapoj si erë,

mbi një kalë dori.

Mes për mes fushës,

bregut lumit gjatë,

Nga kasollja Beqirit,

tek Verriu i thatë.

E pastaj të kthehem,

hipur mbi dorinë,

Të hidhemi të dy,

brënda në Shkumbin.

Në shelgje të fshihem,

me bilbilat bashkë

Të shoh me sytë e mi,

vajzat gjoksin jashtë.

Tek shelgjet e lumit,

ju bilbila rrini, !

Më dehni dhe mua,

si vajzat Shkumbini.

Eh, ky lumë i mjerë,

të gjithëve na freskon,

Dhe pse ndonjëherë,

fshatin tim pushton.

Por tani ky fshat,

nga harta është fshirë,

E lanë si jetim,

nuk patën mëshirë.

Ja lanë Shkumbinit,

të bëjë çfarë të dojë,

Gjatë stinës së dimrit,

të hyjë ta pushtoj.

Vijnë ujrat rrëmbyer,

tokë e thatë nuk mbet,

Fshati i mbytur duket,

sikur është kënetë.

S’ka më as shtëpia,

as shkollë më nuk ka,

Dhe kumbulla që ishte,

nga lumi seç u tha.

Dikur qe një fshat,

një fshat si përrallë,

Ka mbetur në mëndje,

në shpirt mbeti mall.

Petro Sota