Motive milaneze-Lumo Kolleshi


Motive milaneze

Të brishta si vetë brishtësia,

bukura si vetë bukuria,

Të rrezikuara.Kut tjetër nuk njeh barbaria.

E megjithatë gjahtarët mizorë

E vrasin sorkadhen e gjorë.

Si nuk u plaska çiftja në dorë?

Në syrin e sorkadhes së vrarë

Ca lotë çurgojnë për pyllin që nxin.

Atje do të gjeni dhe lotin tim.

Milano,më 11.08.2022

EH!

E pashë dhe nuk më gabuan sytë:

Borxhliu im paska shkuar për pushime.

Kapardisur dukej në një nga fotografitë,

Kaposh mbi thekër,veç pak ndryshime.

Unë,nën këmbë alpesh, i drobitur,

Zemra si lumenjtë merr arrati,

Vrapoj ,shkallët e metrosë duke ngjiturzbritur,

Në punë duhet të ndodhem përsëri.

Prap m’i kripin sytë ato valë,

Që kokën thyejnë në breg e bëhen shkumë…

Eh,borxhliu im,ma le fjalën pa fjalë,

Bën plazh dhe pabesisht m’i vret ëndrrat në gjumë.

Milano,më 11.08.2020

PRAPE ME DETIN

Të dy të thinjur

E prapë të dy fëmijën i bënim njëri-tjetrit.

Diç shkruaja në rërën e lagur,

Pas guaskave e lija vrapin,

Ai dërgonte fshesën e valëve,

Zemrës sime shpejt ia zhdukte traktin.

Megjithatë

I flaknim tej të gjitha grindjet,

Nuk i shkonin aspak moshës sonë.

Përqafuar i fshiheshim bregut thellësive,

Kërkonim ta mbysnim gjelbërimin.

Nuk kish si të ndodhte ndryshe në Gjenovë.

Milano