Mozomakeq si jam ba…


PUNTORIE MUCA ZIBA

Tiranë,22 gusht 2022

***

Mozomakeq si jam ba

prej kur të njoha o njeri!

shi e furtunë

me lot t’kam la.

Nën lëkurë t’kam ruajt

dhe kokrrat e synit i hidhja në lloç të shkelur, për ty…

Andrrat e gjata i varja maje të pemëve t’i përpijë era,

kur më thoshin nuk je shpirt, meqë je njeri.

Sapo të njoha m’u këputën këmbë e duar.

Mozomakeq verem jam ba,

nga kapakët që rrinë varur mbi sy

s’mundem me të pa,

zemra thërime-thërime nga dhimta,

as tak, s’mundet me ia ba.

Në fund prehërit të ngrohtë

një mace e zezë gërhet

mjaullon, e qan

lëpin lotin e ftohur

njat copë dhembje në dysh do me e nda.

About Post Author