Mrekulli pranverore.
Sot u zgjova,nga gjumi,më herët se çdoherë,
nga melodia e zogjve,që fluturonin nëpër pemë.
Dola në ballkon,qiellin e kaltër,fillova të vështroj,
Një dallëndyshe,e vogël mbi pemën e lartë,ndaloi.
Aty erdhën edhe,një tufë me dallëndyshe të tjera,
e qetë dhe e mrekullueshme,po u dukej biseda.
Më pëlqeu shumë se si ato ishin në bashkim,
sa do të doja,që kjo gjë të ndodhte me të gjithë njerëzinë.
Sot për fat të keq tek njerëzit,ka humbur respekti e dhemsuria,
i’ ua janë errur sytë nga zilia,cmira,xhelozia dhe pasuria.
E megjithatë i lash pas këta njerëz të tillë në këtë Botë,
vendosa ta shijoja mrekullinë e kësaj pranvere në këtë Tokë.
Flladi i lehtë, që vinte prej gjetheve të pemëve,
bën,që të shtoheshin tik- taket e kësaj zemre.
Trëndafila të kuq, të bardhë,portokalli kanë mbushur kopështin tim,
hijeshia dhe aroma e tyre, të kënaq shpirtin.
Papritur shiu pika-pika filloi dalngadalë të bjerë,
donte të freskonte lulet dheTokën në këtë pranverë.
Më pas Dielli nga Perëndimi, me rrezet e tij drejtë Tokës depërtoi,
gjithçka për rreth dhe në çdo vend,filloi ta ndriçoi.
Kjo ishte një ditë e mrekullueshme e kësaj pranvere,
me ndryshimin e kësaj kohe herë pas here.
Ashtu si njerëzit janë herë të lumtur dhe herë të trishtuar,
ashtu dhe koha sot ishte herë me Diell e herë me re të zeza e mbuluar.
Me këto vargje vendosa poezinë time ta pëfundoj,
nga zemra ju uroj Zoti me të gjitha mirësitë e tij familjarisht t’ju bekoj.
