Mrekullitë e majit-Fatbardha Budini


Në e përqafimin e majit toka nga gjumi dimëror zgjohet.

Pemët, lulet gjithçka në çdo anë fillon të lulëzohet.

Nën kaltërsinë e qiellit bota shpërthen në pamje të mrekullueshme.

Kjo natyrë e bukur pranvere duket tepër e adhurueshme.

Retë u grumbulluan dhe qiellin filluan ta errësojnë.

Pika shiu të imët mbi tokë filluan të dërgojnë.

Nga era e lehtë që frynte gjethet e pemëve filluan të lëkunden.

Nga prekja e shiut të ëmbël të majit ato nuk dorëzohen.

Lulet filluan të lulëzojnë me ngjyra të ndritshme.

Petalet e tyre këndojnë këngën pranverore aromatike.

Në puthjen e ëmbël të majit gjithçka duket mrekulli.

Në madhështinë e natyrës ne ndihemi si fëmi.

Le ta çmojmë ëmbëlsinë e majit në çdo mëngjes në çdo mbrëmje.

Aty do të gjejmë pranverën më të bukur të kësaj jete.