Mrekullitë, ndodhin vetëm një herë!-Kristofor Merkuri 

MREKULLITË, NDODHIN VETËM NJË HERË!

E bukur, ishe! Një nga brengat e mia,

Lumturinë…që ta shihja, s’më ke lënë.

Mrekullisht…njëherësh t’i pashë

dyja…!

Kur nuri i mëmësisë të kish rënë.

Dhe…e di? Atë çast e flaka brengën

për ty.

Dhe s’mendova më për ëngjëj të tjerë.

Besova ç’më thanë shkoqur, ata sy…

Mrekullitë, ndodhin vetëm një herë!