Mundohem por më kot-Vilson Mersinllari


Mundohem por më kot,ndjenjat ti frenoj

që në mënyre spontane,ato më vinë

mundohem menjëherë,ti seleksionoj

që me vargun mirë,në strofë të rrinë.

Ndjenjat revoltuse,ti le mënjanë

dhe të shkruaj ato,të dashurisë

paçka se barkun,nga brënda ma”hanë”

sepse shumë jam privuar,nga ndjenja e lirisë.

Mundohem shpesh,mundohem por më kot

jo,jo ,ato kurrë s’mund ti harroj

sepse kam derdhur,shumë djersë e lot

prandaj i revoltuar,nganjëherë shkruaj.

Kur jam buzë detit dhe dallgët shikoj

dhe jeta ime,nëpër dallgë ka kaluar

me trishtim te madh,shpesh ato i kujtoj

ne mëndjen time,nuk janë për tu harruar.

Mund të jem”rrebel”,në vargjet e poezisë

por me shpirt dhe zemër,jap unë dashuri

unë qesh,luaj,gezohem dhe shumë lotoj

ashtu sic vepron,normal një njeri.