Murat Shehu:Fillimet e mia në teatër

FILLIMET E MIA NE TEATER

FILLIMET E MIA NE TEATER

Kur fillova pune ne teater rrinja shpesh me dy persona, njeri quhej Bujar Lako, tjetri Leka Sefla. Nje dite, i ndodhur vetem, pa miqte e mi, m’u afrua nje nga antaret e partise se Enverit ne teater, i quajtur Fadil Kujofska, dhe me tha, kujdes me ke rri. Nuk te kuptoj, i thashe. Nuk jane njerezit ashtu siç duken, vazhdoi. Per ke e ke fjalen, e pyeta. Per ata qe shoqerohesh, me tha. Ketu ne teater? E pyeta i çuditur. Ketu, po ku, ma ktheu. S’po dija ç’fare t’i thosha. Po pse s’mi thua emrat, qe te jesh me i qarte, i thashe. E kupton vete ti, me tha. Jo une nuk kuptoj gje, ia ktheva, se nuk mendoj se mund te kete njerez qe s’duhet te rrime ne teater. Vura re qe u nervozua. Me pa ne sy me inat, se nuk po dinte ç’fare pergjigje te me jepte dhe tha, une e kam per te miren tende se te njof baban. Po mire, dakord, por une s’mund ta marre me mend qartesisht se per ke e ke fjalen, i thashe dhe vazhdova, duhet te m’a thuash, se keshtu duket si thashethem prapa kraheve. Mire, mire, tha i nxehur dhe iku nga une, ndryshe nge ç’erdhi.

Kur u takova me dy shoket e mi, ia tregova ngjarjen. E ka pas me ne, tha Bujari. Jemi zene me te kur benim punen fizike, para se te vije ti ne teater. Eh, thashe me vete, si jane keta enveristet, se kane per gje te te marrin ne goje prapa kraheve. Qe ate dite Fadili me morri inat, e kuptoja se bente sikur s’me shifte kur shkembeheshim. U bera dhe une armiku i tij, bashke me dy shoket e mi.

Ok, pune e madhe do thoni ju. Jo, jo, u be pune e madhe, se mbas nje fare kohe ky Fadili u zgjodh sekretar i organizates baze te partise, ne vend te Reshat Arbanes. Ate dite ishin te shumte aktoret qe e pergezonin Fadilin, mes tyre dhe Bujari, dhe Leka. Une u habita pa mase. Ata nuk i flisnin me goje njeri-tjetrit dhe tani po e pergezonin ate thashethemexhi, qe kishte intriguar per ta tek une. Une mbajta te njejtin qendrim ndaj Fadilit si me pare. Ai s’me fliste dhe une s’i flisja. Mirepo shoket e mi filluan te afroheshin me shume me Fadilin dhe te largoheshin prej meje, keshtu qe une mbeta vetem per ca kohe sa zura nje tjeter shok.

Pas kesaj filloi nje persekutim profesional per mua duke mos me dhene role e shume gjera te tjera qe duhet kohe te tregohen. Fadili nuk ma fali asnjehere qe une nuk e pegezova kur u zgjodh sekretar partie. Atehere e kam kuptuar se sekretaret e partise benin ligjin ne ç’do gje, por jo hapur, gjithmone prapa kraheve, me ato mbledhjet e tyre te mbyllura, te kyçura, te fshehta, ku ti shaheshe, shpifeshe dhe kurre nuk e merrje vesh. Vetem nje here me tregoi nje anetar i organizates, ishte inspektor skene, quhej Kujtim Sadushi, se mua nuk me donin keta te partise duke perfunduar se, une nuk te kam thene asgje.

Ja keta ishin sekretaret e partise, njerez te mire me te nenshtruarit, dhe krejt ndryshe me te panenshtruarit. Te shikonin dike qe s’i kishte frike ishte mungese respekti per ata dhe kete nuk e duronin dot duke u hakmarre me shume menyra, por te gjitha mbrapa kraheve. Por nuk ishte vetem kjo e keqja me e madhe, ishte ajo tjetra qe shume njerez fillonin te largoheshin, sikur te kisha ndonje semundje ngjitese dhe regjizoret nuk me jepnin me role. Ose role fare te parendesishem. Eh, thosha gjithmone, kudo kur s’te duan te japin me shume pune, ne teater te linin pa pune. Durova ca kohe keshtu dhe ne fund vendosa te largohesha nga teatri. Ok?

About Post Author