Për miqësinë virtuale në facebook
Te nderuar miq e mikesha, ne te gjithë këtu ne fb presupozohemi se jemi miq, por kjo nuk do te thotë se duhet te kemi te njëjtën mendje. Tamam, tamam, bukuria e miqësisë është kur kemi mendime te ndryshme. Pse? Se kjo na bën qe te debatojmë, te ndjehemi gjalle. Ata qe nuk e duan debatin janë njerëz gjysme te vdekur, ndërsa ata qe i nënshtrohen argumentit te tjetrit pa debat janë për gjynaf. Për mua këta duhet te përjashtohen nga votimi. Po do mbetet pakica për te votuar do thotë dikush. Edhe? Nuk do fitonin me manipulatoret te cilët interesin e tyre personal për t’u pasuruar e paraqesin si interes te kësaj shumice. Po kjo ndodh ne çdo parti do te thotë dikush tjetër. Ok, edhe këtu mire do ishte te përjashtoheshin te nënshtruarit pa debat. Ok? Kështu mendoj unë.
