Murgesha-Tregim nga Niko Gjoni


Tregim nga Niko Gjoni


Jo rrallë i kam ndjekur me kureshtje filmat ku kanë si personazhe dhe murgesha.Ato kanë qënë të moshave të ndryshme, por motivimi i tyre mbetet i njëjtë. Të përkushtuara e me besim të plotë tek Zoti jetën e tyre e kanë mbyllur brenda mureve të manastireve duke u dhënë ndihmë njerëzve në nevojë,me një qetësi hyjnore për lehtësimin shpirtëror. Në vitet e para të ndryshimit të sistemit politik tek ne, në shtetet fqinjë qindra qytetarë e për më shumë djem të rinj kaluan kufijtë për një jetë me të mirë, për të qënë vetvetja duke punuar e krijuar një ekonomi të tijën..Më është dhënë rasti të shkoj tek të afërm dhe të shikoj se si të rinjë emigrantë kërkonin punë për të siguruar jetesën. E dhimbshme por e vërtetë. I kam parë shumë prej tyre që ngriheshin herët me trastë në sup dhe shkonin tek vendi që quhej “Omonia’ dhe ku efendikotë kërkonin krah pune për të realizuar në sektorët që kishin, objektivat dhe qëllimet e tyre.Dhe të rinjtë shqiptarë i përgjigjeshin kërkesave për punë të ndryshme.Ato janë vite shumë të vështirë, por në këtë kohë plotë shqetësime dhe turbullira, kish dhe biseda të këndshme,vlerësime që e bënin ditën të bukur.

Sokrati ishte një djalë i ri, trupgjatë, i hollë, me një fytyrë po të imtë por që dallonin sytë e mëdhenjë e të zinj që ia hijeshonin dhe ndonjë buzëqeshje të vakët. Drejt tij afrohet një burrë rreth të gjashtëdhjetave, i shëndetshëm, me fytyrë të dhjamosur e vetulla të trasha. E shikon në sy djalin dhe e pyet?
-Nga je?
-Shqiptar, përgjigjet aty për aty.
-Çfarë pune di të bësh?
-Këtu, çdo lloj pune krahu…
-Po pse, ku ke punuar?
-Ekonomist…por halli të bën t’i përgjigjesh çdo pune.Nuk kam pretendim…
-Si thua, për të ndihmuar ustain në regullimin e manastirit…Gjelbërimin dhe lulishten rreth e qark.Provoje..Nëse e bën punën, të mbaj aty dhe të paguaj mirë…Sokrati tundi kokën…
-Kur?, pyeti
-Eja me mua.Iu ngjitën të dy një rruge të përpjetë.Prej aty dukej manastiri.Efendikoi vështroi djalin që e kish qepur shikimin tek godina e manastirit. -Jashtë manastirit është një godinë tip makazine. Mund të sistemohesh aty dhe për të fjetur, i tha djalit. Sokratit i shkëlqyen sytë.Ishte nëntor dhe bënte ftohtë.Po sa mirë që efendikoi i dha mundësi për të futur kokën…I ishte dashur të flinte dhe në mes të pyllit me shokët kur kaluan kufirin. Makina ndaloi në një pikë karburanti dhe aty zbritën. Efendikoi hodhi shikimin lart, në kodër, në majë të së cilës ishte ngritur ai manastir.Deri atëherë Sokrati kish dëgjuar për manastire, kish parë dhe filma të huaj me temë nga jeta e murgeshave në manastir por kjo nuk do të thosh se ai pajtohej me këtë mënyrë jetese.Por , kish lënë pas një varfëri të skajshme kur vetëm bëhej fjalë për politikë dhe shkrirje të fabrikave, uzinave,kooperativave bujqësore dalja pa punë e mijëra qytetërave, varfëri e mos siguri jete.
-Sokrat, thirri efendikoi në gjuhën e tij. Tregoi me dorë rrugën këmbësore nga do ngjiteshin për në manastir. Rruga ishte e shtruar dhe kish  dhjetra e dhjetra shkallë guri.Iu duk diçka e veçantë dhe shumë e bukur. Para manastirit ishin mbirë dhjetra pisha dhe selvi.Aty gjelbërimi edhe pse dimër nuk mugonte. Efendikoi kaloi përpara dhe ndali tek bahçevani që po sistemonte rrethoret e rrënjëve të selvive dhe pishave…Edhe pse nëntor ishin të plota konturet e gelbëra gjithëstinore.Bahçevani ishte shqiptar,  nga fshatrat e Korçës dhe kish afro një vit që punonte punë të ndryshme me efendikonë që kish një plantacion të vërtetë me vreshta dhe punishte për përpunimin e rrushit dhe frutave.Por, kur duhej të sistemohej nga gjelbërimi dhe lulet e shumta manastiri, e sillte këtu për tu marrë me to dhe bahçevani ishte mësuar tashmë dhe me kërkesat e efendikoit.Kështu që Sokrati nëse do sillej mirë e kish punën në çdo muaj të vitit të siguruar. U gëzua dhe e falendoi bahçevanin për informacionin që i dha. Ai ishte mbi të dyzetat dhe quhej Andrea.Efendikoi foli me Andrenë që t’i tregonte Sokratit punën që duhej të bënte për pastrimin e ambjentit përrreth të manastirit dhe parcelat e luleve gjithëstinore që krijonin një ambjent krejt ndryshe, shumë të bukur e plot ngjyra.

-Do ta ndihmoj, i tha greqisht Andrea efendikos.
-Po…Do ta ndihmosh sa të mësohet..Sa t’ia marr anën punës…

Dhe Sokrati u mësua me punën.Pa se Manastiri kishte disa murgesha që prisnin dhe përcillnin kalimtarë që i zinte nata në rrugë.U shërbenin njerëzve që vinin por dhe të sëmurëve që kërkonin ndihmën e tyre si tek vendi i Zotit për t’u shëruar.Vinin nëna me fëmijë që sillnin shtrojet e tyre por dhe ushqime si sheqer, miell, makarona, vaj e mish dhe qëndronin në Manastir derisa të shëroheshin.Motrat siç quheshin murgeshat më të vjetra shëronin me lutjet e tyre. Por, ambjenti brenda Manastirit me figurat e shenjtorëve dhe shërbesat që bënin, të lehtësonin shpirtërisht.Murgeshat tregonin se kishin detyrat e tyre ditore dhe ai gjelbërim rrethues, ato parcela të lulishtes shtruar si një qilim i bukur e bënte ambjentin edhe më të ngrohtë dhe të dashur.Brenda në Manastir ndaheshin punët dikush bënte gjellën, një tjetër lante enët, tjetra dyshemenë dhe murgesha më e re ishte caktuar që t’i binte në kohë këmbanës duke tërhequr litarin e trashë. Në vitin 1996 kalova dhe unë me familjen një natë në atë Manastir.Mu kujtua filmi “Kur zbardhi një ditë” ku  aktori Timo Flloko u mbajt pas litarit të këmbanës më të madhe dhe ajo filloi të bjerë dhe të jap kushtrim….
Aty mësova historinë e murgeshës së re dhe  rastësore të saj me Sokratin. Ajo ishte ngjitur për të regulluar litarin e këbanës, i kish shkarë këmbë dhe kish mbetur varur duke kërkuar ndihmë. Sokrati, që atëhere, pas dy vitesh pune tek i njëjti pronar, po merrej me ambjentin e gjelbëruar të Manastirit.Sapo dëgjoi zërin e murgeshës nxitoi për ta ndihmuar.Motra e madhe iu lut të vepronte dhe ai u ngjit atje në majë, e kapi litarin dhe rrëmbeu pas vetes murgeshën e bukur.Nuk kishin qënë kurrë kaq afër dhe pse të dy gjenin mundësi për të shkëmbyer shikime dhe ndonjë fjalë.Muregesha e re ndjeu t’i përflakej nga emocionet fytyra.Ai djalë ishte shumë pranë saj,madje i mbajti dhe dorën për të qënë e sigurt mos të binte.Sytë e saj të mëdhenjë, me qerpikët e dëndur dallonin në fytyrën e bardhë me atë lëkurë pothuajse të mermertë.
-Mos kij frikë. Mbahu fort pas meje… foli djali teksa shikonte vështrimin e trembur të saj.
-Mos lëshohet litari dhe biem përtokë të dy…
-Më shiko në sy dhe mos fol…Vështrimi i djalit mbeti në fytyrën e murgeshës dhe ajo e ndjente këtë.Ankth dhe emocion.Momente të tilla nuk kish patur kurrë ë parë.Ç’po ndodhte në ato çaste të frikshme me të?

-Sokrat, bëj kujdes…!
Për të parën herë i foli në emër. Ajo ishte murgeshë dhe ish betuar se do të jetonte dhe punonte si murgeshë në atë manastir gjithë jetën.Po ja një moment dhe ajo po kuptonte se kish hyrë në rrugën e mëkatit. E ndjente me emocion praninë e tij. Zemra i rrihnte fort dhe në ato momente nuk desh t’ja pohonte vetes që trupi e mendja kërkonte këtë mashkull që ia kish turbulluar jetën.
Murgesha e re shikonte herë djalin dhe herë sheshin e gjelbëruar të manastirit, dashurinë që kish ndjerë kohë më parë për të..Por, pse i trokiste zemra, pse po përpëlitej trupi?Nga frika se mos binte nga çasti në çast apo nga ndjenja që po përjetonte e që ishte një mëkat.…”Rrëfehu dhe  largohu prej këtu, i thosh një zë i brendshëm…Nuk do të kesh mundësi të mbash premtimin…U mbulove nga ndjenja , nga emocionet në praninë e një mashkulli dhe ky është mëkat…Asaj i rrëshkiti këmba dhe ai e kapi vajzën e tmerruar duke mos e lëshuar nga duart e tij dhe tërhequr edhe më shumë pas vetes. Ajo dridhej mes lotësh në kraharorin e tij.
Poshtë, motra e madhe dhe bahçevani po i shikonin ata të dy. Sokrati e lëshoi litarin pak nga pak, ndërsa murgesha kish lakuar duart rreth belit të tij. Kur u ulën në tokë dëgjuan të bie këmbana. Çdo gjë në regull. Ritualet brenda Manastirit vazhdonin në harmoni…Sokrati u përshëndet me motrën e madhe dhe bahçevani e komplomentoi për guximin dhe saktësinë e punës ku këmbanë do të binte tashmë në kohën e saj sitematikisht.

Ani hyri në Manastir për të qënë murgeshë mbasi prindërit ishin ndarë nga jeta dhe e pa të udhës të jetonte aty duke dhënë gjithçka nga energjitë dhe njohjet, nga vetja e saj..Por, jeta ka dhe të papritura.Lumturia në mënyrën e të zgjedhurit është një fakt që zhvillohet brenda karakterit të secilit. Po rastet në rrugën e jetës bëjnë të rrishikosh një vendim të lindur dhe që e ke menduar të përhershëm..Për të qënë i lumtur është e domosdoshme buzëqeshja e fatit.Ani vajza e re dhe e bukur,  në fytyrë, sy, mendje, zemër këtë buzëqeshje të diellt kish kohë që e kish  shtrirë në manastir.Por këtë ndjenjë që i pushtoi trup, shpirt dhe zemër si mund ta largonte nga vetja?!
 Në mbrëmje motra e madhe e fton murgeshën e re për tu rrëfyer. Ajo i foli me zemër të pastër…
-Nuk dua të mëkatoj..nuk e mendoja se një ditë do të mëkatoja..Unë sot kam mëkatuar, dhe lotët i rrodhën faqeve.…Ju lutem më ndihmoni…!Motra e mbështolli në kraharor. Vajza ishte bërë murgeshë në rrethana për tu gjendur e mbrojtur..Pastaj i kish pëlqyer puna që bënte duke ndihmuar njerëzit e sëmurë, duke qënë bashkë me motrat, murgeshat e Manastirit.
Gjithë atë natë murgesha e re nuk vuri gjumë në sy. Ajo ish mbështetur tek një mashkull, atje tek litari i këmbanës së Manastirit…Trupi dhe zemra e saj kish hyrë në mëkat..Ajo kish ndjerë dhe kish kuptuar se me këtë mëkat nuk mund të qëndronte më në manastir. Shikonte herë pas here nga dritarja. Jashtë binte shi që trokiste në xhamat e dritares dhe ndërgjegjen e saj…Bëri gati  rrobat në një valixhe të vogël dhe po priste tek dera të përshëndetej me motrën e madhe..Ajo do e kuptonte plotësisht vajzën, murgeshën e re të Manastirit. Kërciti dera dhe motra e madhe u ndodh përball saj…

-Do shkosh?

-Po.. iu përgjigj me zërin e hollë që dridhej. I hodhi një sy manastirit dhe gjelbërimit që e rrethonte në çdo stinë atë.U përballë përsëri me motrën e madhe dhe pas përqafimit hodhi hapat për të dalë prej aty.

-Zoti të bekoftë!Dëgjoi ta ndiqnin nga pas këto fjalë që po ia lehtësonin shpirtin.