Murlani i Drinit!Miranda Troci Derti


Mbi shkulmat e valëve po shkul murnlani..

Bini ju o trajma se na shkoj vatani..

Po frynë erë e ftoftē kohēs mbi kēto valē..

Ku jeni bre burra vendit zot me i dalē…

Tym e pluhun mbi votēr e ashkush nuk po bza…

Po iu shkul murlani e nē heshtje ke ra..

Mos e vra vatanin në sytē e përgjumur..

Pluhuri i urrejtjes kapitalesh pērgjunjur…

Në shpirtat e sëmurē mos buzëqesh me vdekjen..

Në egon e kapitalistëve mos e mbyll vetveten..

Zemër kalburve ezopë sy mjegulluar..

Kalanë përbrenda vetvetshēm e dorēzuar…

Nëse tka mbetë pak sedër e gjak nē damarē..

Murlani po tē shkul me rrēnjë e me farë…

Mos e hidh bukën tënde ne treg tē ezopēve…

Me dhëmbë e me thonjë mbaje në duar të të zotēve…

Shkroi!!

Miranda Troci Derti !!

Reç Dibēr!!