Muzafer Ramiqi
Dera e mbyllur, dritarja e hapur

Një derë e mbyllur
Është një roje sekretesh
Ti e di se vetëm macet mund të kacavjerren në derë
Kurse qenët, me putrat e tyre mund të gërvishin derën
As macja, as qeni nuk hapin atë derë të mbyllur
Edhe ti duhet të mbash kureshtjen tënde të ndrydhur
Ti e di se dera nuk është dritare
E një dritare me krah hapur është ai vendi
Ku mund të zgjatësh qafën e tejzgjatur të kureshtjes
Tekefundit perdet do duhej të zgjonin imagjinatën e bujshme
Në mos asgjë tjetër
Për të krijuar në mendjen, atë që e ke dhe ashtu si e ke
Një realitet krejt, ama krejt tjetër
Pra një derë e mbyllur është një roje sekretesh
E një dritare e hapur me perde lëshuar
Është një fabrikë e një imagjinate në liri lëshuar
E ti mos hap derën imagjinatës tënde
Asaj bishe të harbuar